top of page


ARCH-DAME
Architecture & Landscape
Sadat Dragobuzhda, cand.Bsc.Arch.
Getuart Dragobuzhda, Arch.
KATEGORIA E I-RË (B2)
CILAT JANË KARAKTERISTIKAT E KATEGORISË SE I-rë (b2) TE NDËRTIMIT?
-
Kategoria e parë (b2) është për ndërtesat komerciale që nuk tejkalojnë një kat ose hapësirë prej 10,000 m2.
-
Karakteristikë e tyre është se këto ndërtime nuk lirohen nga pagesa për taksen për leje të legalizimit.
-
Kërkesat për dokumentacion për ketë kategori janë te listuar në Shtojcën 3 te UA Nr. 18/2014 për kërkesat themelore të shëndetit dhe sigurisë për trajtimin e ndërtimeve pa leje.
CILAT DOKUMENTE KËRKOHEN PËR APLIKIM PËR KATEGORINË E I-rë (b) TË NDËRTIMIT?
-
Dëshmi për pagesën e taksës administrative prej njëqind (100) Euro
-
Tri (3) kopje fizike dhe një kopje digjitale, në format PDF dhe DWG të vizatimeve teknike dhe informatave tjera mbështetëse
-
Kopja e planit dhe certifikata e pronësisë jo më të vjetra se gjashtë muaj. Nëse aplikuesi nuk është pronari i regjistruar i parcelës, dëshmi për autorizimin e aplikuesit nga pronari për të dorëzuar aplikacionin
-
Dokumentacioni i kompanisë projektuese (kompania qe përgatit dokumentacionin për legalizim)
-
Planin e Situacionit qe përfshin rrugët dhe ndërtesat për rreth (1:500)
-
Planin e Parcelës qe përfshin ndërtesën dhe objektet tjera në parcele (1:100)
-
Baza e themeleve, kateve dhe kulmit në përpjesë 1:50
-
Prerjet e konstruksionit në përpjesë 1:50
-
Dukjet duke përfshirë edhe ndërtesat fqinje
-
Projekti i instalimeve të ujit
-
Projekti i instalimeve te rrymës
-
Projekti i instalimeve mekanike
-
Fotot e objektit ndërtues se paku katër (4) foto qe tregojnë të gjitha dukjet e objektit
-
Projekti për mbrojtje nga zjarri (për kategorinë e parë mbi 450 m2)
bottom of page