top of page
        KATEGORIA E I-RË (A2)
 

CILAT JANË KARAKTERISTIKAT E KATEGORISË SE I-rë (a2) TE NDËRTIMIT? 

 

  • Kategoria e I-rë (a) shërben për objektet bujqësore deri në 400 m2.
  • Ndërtimet e Kategorisë së I-rë (a) lirohen nga pagesa e taksës për leje të legalizimit. Kërkesat për dokumentacion për ketë kategori janë te listuar në Shtojcën 2 te UA Nr. 18/2014 për kërkesat themelore të shëndetit dhe sigurisë për trajtimin e ndërtimeve pa leje.

 

 

CILAT DOKUMENTE KËRKOHEN PËR APLIKIM PËR KATEGORINË E I-rë (a) TË NDËRTIMIT?

 

  • Tri (3) kopje fizike dhe një kopje digjitale, në format PDF dhe DWG të vizatimeve teknike dhe informatave tjera mbështetëse.
  • Kopja e planit dhe certifikata e pronësisë jo më të vjetra se gjashtë muaj. Nëse aplikuesi nuk është pronari i regjistruar i parcelës, dëshmi për autorizimin e aplikuesit nga pronari për të dorëzuar aplikacionin
  • Dokumentacioni i kompanisë projektuese (kompania qe përgatit dokumentacionin për legalizim).
  • Planin e Situacionit qe përfshin rrugët dhe ndërtesat për rreth (1:500).
  • Planin e Parcelës qe përfshin ndërtesën dhe objektet tjera në parcele (1:100).
  • Përshkrimi teknik qe përfshin te dhënat për sipërfaqet ndërtuese, numrin e kateve dhe lartësia.
  • Fotot e objektit (se paku 4 foto) qe tregojnë dukjet e objektit
  • Si dhe pëlqimet nga ofruesit e shërbimeve publike si:

 

        + Aprovimi për kyçje në rrjetin energjetik

        + Aprovimi për kyçje në rrjetin e ujësjellësit

 

bottom of page