top of page
       KATEGORIA E I-RË (B1)
 

CILAT JANË KARAKTERISTIKAT E KATEGORISË SE I-rë (b1) TE NDËRTIMIT?

 

  • Kategoria e parë (b1) janë Shtëpitë individuale që janë më te vogla ose të barabartë me 450 m2 , garazhet përdhese dhe parkingjet.
  • Karakteristikë e tyre është se këto ndërtime nuk lirohen nga pagesa për taksen për leje të legalizimit.
  • Kërkesat për dokumentacion për ketë kategori janë te listuar në Shtojcën 3 te UA Nr. 18/2014 për kërkesat themelore të shëndetit dhe sigurisë për trajtimin e ndërtimeve pa leje.

 

 

CILAT DOKUMENTE KËRKOHEN PËR APLIKIM PËR KATEGORINË E I-rë (b) TË NDËRTIMIT?

 

  • Dëshmi për pagesën e taksës administrative prej njëqind (100) Euro
  • Tri (3) kopje fizike dhe një kopje digjitale, në format PDF dhe DWG të vizatimeve teknike dhe informatave tjera mbështetëse
  • Kopja e planit dhe certifikata e pronësisë jo më të vjetra se gjashtë muaj. Nëse aplikuesi nuk është pronari i regjistruar i parcelës, dëshmi për autorizimin e aplikuesit nga pronari për të dorëzuar aplikacionin
  • Dokumentacioni i kompanisë projektuese (kompania qe përgatit dokumentacionin për legalizim)
  • Planin e Situacionit qe përfshin rrugët dhe ndërtesat për rreth (1:500)
  • Planin e Parcelës qe përfshin ndërtesën dhe objektet tjera në parcele (1:100)
  • Baza e themeleve, kateve dhe kulmit në përpjesë 1:50
  • Prerjet e konstruksionit në përpjesë 1:50
  • Dukjet duke përfshirë edhe ndërtesat fqinje
  • Projekti i instalimeve të ujit
  • Projekti i instalimeve te rrymës
  • Projekti i instalimeve mekanike
  • Fotot e objektit ndërtues se paku katër (4) foto qe tregojnë të gjitha dukjet e objektit
  • Projekti për mbrojtje nga zjarri (për kategorinë e parë mbi 450 m2)
     
     
bottom of page