top of page
         PERSHKRIMI
 

CILAT JANË KARAKTERISTIKAT E KATEGORISË SE II-të TË NDËRTIMIT?

 

  • Kategoria e dytë janë ndërtesat për banim dhe ato komerciale me rrezikshmëri të mesme të klasifikuara si ndërtime të Kategorisë II me nenin 5 të Udhëzimit Administrativ Nr. 09/2013 për Kategorizimin e Punëve Ndërtimore, por nuk përfshin llojet e ndërtimeve të listuara në nenin 5, nën paragrafët 3.2 – 3.21 të Udhëzimit Administrativ Nr.09/2013.
  • Për ndërtimet e kategorisë II të cilat nuk janë përfshirë në nenin 8 të Udhëzimit Administrativ, komuna do të përcaktojë kriteret minimale të shëndetit dhe sigurisë për legalizim për çdo rast individual duke marrë parasysh rreziqet e lidhura me këto ndërtesa. Komuna duhet të sigurohet se janë marrë aprovimet e duhura nga agjencitë përkatëse.
  • Kërkesat për dokumentacion për ketë kategori janë te listuar në Shtojcën 4 te UA Nr. 18/2014 për kërkesat themelore të shëndetit dhe sigurisë për trajtimin e ndërtimeve pa leje.

 

 

CILAT DOKUMENTE KËRKOHEN PËR APLIKIM PËR KATEGORINË E II-të TË NDËRTIMIT?

 

  • Dëshmi për pagesën e taksës administrative prej njëqind (100) Euro
  • Tri (3) kopje fizike dhe një kopje digjitale, në format PDF dhe DWG të vizatimeve teknike dhe informatave tjera mbështetëse
  • Kopja e planit dhe certifikata e pronësisë jo më të vjetra se gjashtë muaj. Nëse aplikuesi nuk është pronari i regjistruar i parcelës, dëshmi për autorizimin e aplikuesit nga pronari për të dorëzuar aplikacionin 1
  • Dokumentacioni i kompanisë projektuese (kompania qe përgatit dokumentacionin për legalizim)
  • Planin e Situacionit qe përfshin rrugët dhe ndërtesat për rreth në përpjesë 1:1000 ose 1:500
  • Planin e Parcelës qe përfshin ndërtesën dhe objektet tjera në parcele në përpjesë 1:500 ose 1:200
  • Baza e themeleve, kateve dhe kulmit në përpjesë 1:100 ose 1:50
  • Prerjet e konstruksionit në përpjesë 1:100 ose 1:50
  • Dukjet duke përfshirë edhe ndërtesat fqinje
  • Raporti i stabilitetit te strukturës
  • Raport i instalimeve të ujit
  • Raporti i instalimeve te rrymës
  • Raporti i instalimeve mekanike
  • Projekti për mbrojtje nga zjarri
  • Se paku dy (2) fotografi të ndryshme te ndërtimit, të bëra gjatë ndërtimit
  •  Si dhe, pëlqimet nga ofruesit e shërbimeve publike si:
    + Aprovimi për kyçje në rrjetin energjetik
    + Aprovimi për kyçje në rrjetin e ujësjellësit
     
     
bottom of page